返回新站                                                                                                                                                                      返回总目录 Fete dhe Kultet: Fete, Besimet dhe Kulte e ndryshme!

- Faqe te Krishtera Shqiptare            

 

Fe & Kulte

 

Lundrimi: Kryefaqja > Apologjia > Fe & Kulte

Hyrje

Fete dhe Kultet

Qe ne ditet e para, mbas renjes se komunizmit ne Shqiperi, liria e besimit e beri te mundur per shqiptaret qe ti ktheheshin besimeve te tyre tradicionale. Por me lirine e besimit u hapen dyert per futjen e feve dhe besimeve te tjera me te reja per shqiptaret. Shqiptaret dhe besimtaret ne veçanti vazhdojne qe te jene te paditur ne lidhje me to. Eshte deshira jone qe t'ju informojme nepermjet ketyre faqeve per mesimet dhe bazat e tyre te verteta.

Islami

Deshmitaret e Jehovait

Mormonet

Bahai

Fete dhe Kultet e Reja
Shume prej besimeve dhe feve te reja qe hyne ne Shqiperi dhe Kosove, Maqedoni, etj., erdhen nepermjet grupeve te ndryshme misionare, dhe nepermjet organizatave te tjera te caktuara. Shume prej ketyre grupeve fetare ishin dhe jane me te vertete te krishtera, por disa prej tyre, megjithese ato pretendojne qe te jene te atilla, ne te vertete nuk jane. Prandaj, eshte shume e rendesishme per ne si te krishtere qe te jemi te mire-informuar dhe te pregatitur qe ti njohim dhe dallojme ato ashtu siç jane ne te vertete. Kjo pasi Fjala e Perendise vazhdimisht na paralajmeron qe te jemi te kujdesshem dhe te mbrohemi nga mesimet dhe mesuesit e rreme te cilet e shtremberojne te verteten e Perendise.

Fete dhe Besimet tradicionale
Perveç grupeve pseudo-kristiane, gjithashtu ekzistojne edhe fe dhe besime te tjera te cilat kane qene me shqiptaret prej shume viteve (shekujsh per disa) dhe me te cilat te krishteret duhet qe te ballafaqohen drejtesisht. Islami dhe deget e tij te ndryshme (Suni,Shia, Sufi, Bektashinjte, etj) eshte shembulli kryesor. 

Nepermjet ketyre artikujve ne duam qe:

  • Te ndihmojme dhe te informojme besimtaret e krishtere ne lidhje me kultet dhe besimtet e ndryshme pseudo-kristiane (Mormonizmi, Deshmitaret, etj) dhe ato jo te krishtera (Islami, Baha'i, etj), si dhe ideologjite dhe filozofite humaniste e ateiste (Evolucioni, Ateizmi, Pantheizmi, etj).

  • Tu shpallim besimtareve jo te krishtere te vertetat e Fjales se Perendise, dhe tu ofrojme atyre alternativen e krishtere per jeten dhe besimin.

Faleminderit.

 

Shenim: Ju lutemi qe nese keni ndonje pyetje apo koment, te na e dergoni duke shkuar tek faqja: Na Kontaktoni.

 

 
 

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.